Ferdinand mund të kishte përfunduar në Barcelonë në vitin 2008

Futboll

Ferdinand mund të kishte përfunduar në Barcelonë në vitin 2008

Më: 9 prill 2020 Në ora: 10:47
Rio Ferdinand

Ikona e Manchester United, Rio Ferdinand ka pranuar se në një moment ka qenë afër transferimit te Barcelona.

Ferdinand kaloi 12 sezone në fanellën e Manchester United, duke fituar gjashtë tituj të Premierligës dhe një të Ligës së Kampionëve.

Ai ka zbuluar se në vitin 2008 ka qenë afër transferimit te Barcelona.

“Ajo ishte në rregull. Ata biseduan me agjentin tim. Barcelona ra dakord për kushtet themelore. Pastaj bisedova me Rijkaard, ai më tregoi qartë se dëshironte transferimin tim. Kjo pasi barazuam 0-0 me Barcelonën. Rijkaard dhe unë biseduam në tunel”, ka deklaruar Ferdinand.

“Unë vërtetë thash se do të doja të largohesha nga Anglia. Por në një moment mendova pse duhet të largohem kur jam i suksesshëm në vendin tim dhe të luaj për një klub si Manchester United”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat