Ferdinand zbulon sekretin e karrierës, ka të bëjë me Barcelonën

Futboll

Ferdinand zbulon sekretin e karrierës, ka të bëjë me Barcelonën

Më: 9 prill 2020 Në ora: 11:01
Rio Ferdinand

Ikona e Manchester United, Rio Ferdinand, ka zbuluar se iu sigurua një transferim te Barcelona, ndërsa ishte në kulmin e fuqive të tij në “Old Trafford”. Ish-mbrojtësi qendror ishte “postblloku” i “Djajve të Kuq” gjatë karrierës 12-vjeçare aty, ndërsa e fitoi titullin e Premier League në gjashtë raste, bashkë me një Champions.

Qëndrimi i Ferdinand në “Teatrin e Ëndrrave” ishte pothuajse i rrezikuar, kur Barcelona dhe Frank Rijkaard deshën ta merrnin në “Camp Nou”, pas triumfit europian të klubit të tij në vitin 2008. Kur u pyet për lidhjet e tij me Barcelonën në “BT Sport”, Ferdinand tha: "Isha shumë afër kalimit atje. Ka pasur diskutime me agjentin tim, Barça ishte mjaft këmbëngulëse. Unë do të flisja me Riijkard, jo për të shkuar atje, por për t’i dëgjuar ndjenjat e tij. 

Kjo ndodhi në të vërtetë pas ndeshjes me Barcelonën, ku barazuam 0-0. Në tunel, pas ndeshjes, folëm. Unë gjithmonë thoja se do të shkoja jashtë shtetit e të luaja, por e vetmja gjë që do të më ndalonte ndonjëherë ishte suksesi në shtëpi. Dhe isha me fat që gjeta një klub të shkëlqyeshëm si Manchester United, prej nga ishte pothuajse i pamundur largimi im. 

Ne e mposhtëm Barcelonën dhe u bëmë kampionë europianë. Pra, nuk kisha pse të lija kampionët europianë e të shkoja në një ekip tjetër në tranzicion. Në atë kohë, Xavi, Iniesta, Messi…, nuk ishin lojtarët që spikatën tri, ose katër vite më vonë. Ishte një peizazh shumë i ndryshëm në atë kohë te Barcelona”.

Klubi katalanas e shkarkoi Rijkaard para sezonit 2008-2009, duke emëruar Pep Guardiolën, i cili i udhëhoqi Blaugrana-t drejt fitores së fundit të Champions-it, 2-0 ndaj Manchester United, në sezonin e tij të parë si trajner atje. “Djajtë e Kuq” u mposhtën, gjithashtu, nga Barça e Guardiola (3-1) në finalen e Champions-it të vitit 2011, në “Wembley”. 

Ferdinand luajti 455 ndeshje me Manchester United, duke shënuar 8 gola, para se të nisej për një sezon të fundit te Queens Park Rangers, më 2014-2015. Në një komunikim të fundit në Instagram, Ferdinand këmbënguli se “Djajtë e Kuq” duhet të nënshkruajnë me duetin sulmues të Anglisë, Harry Kane dhe Jadon Sancho, për t'u rikthyer në mesin e skuadrave më të mira në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat