Po të mos më kishte ndodhur aty

Futboll

Po të mos më kishte ndodhur aty

Më: 9 prill 2020 Në ora: 13:05
Po të mos më kishte ndodhur aty

Portieri legjendar, Iker Casillas në në lidhjen direkte me Ronaldo Luis Nazario da Lima, “Fenomenin”, ka rrëfyer prapaskenat e momentit më të keq të jetës kur u ndje keq dhe u shtrua në spital, duke rrezikuar jetën.

Ai tutje ka rrëfyer se si e kishte përjetuar sulmin në zemër.

“Ishte momenti më i vështirë për mua. Ataku në zemër ishte diçka që kurrë nuk kisha menduar. Isha me shumë fat sepse më ndodhi në fushën stërvitore dhe mjekët ishin aty duke më shpëtuar jetën. Nëse kjo do të kishte ndodhur diku tjetër, sot nuk do të isha duke biseduar me ty këtu…”, i tregon Casillas, Ronaldos.

Sakaq, edhe “Fenomeni” tregon se “lëndimet kanë qenë një luftë për mua për shumë vite. Botërori dhe transferimi te Real Madrid ishte si një jetë e re për mua, sikur rilinda”.

Portieri spanjoll kishte pësuar atak në zemër majin e vitit të kaluar, derisa nëntë muaj më pas edhe u pensionua nga futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat