Lionel Messi nxorri Ronaldinhon nga burgu?

Futboll

Lionel Messi nxorri Ronaldinhon nga burgu?

Më: 9 prill 2020 Në ora: 13:48
Ronaldinho dhe Messi

Ronaldinho dhe i vëllai i tij Roberto Assis u liruan nga burgu ku ndodheshin në qytetin Asunsion në Paraguaji, teksa tashmë ndodhen në arrest shtëpie, pra në një hotel, ku nuk i lejohet që të dalin dhe sidomos të braktisin qytetin, deri sa procesi të mbyllet dhe prokurori të mos gjejë provat e duhura për të formuluar një dënim.

Shuma e paguar prej 1.6 milionë dollarësh vleu si garanci për t’I lënë të lirë, edhe pse jo plotësisht.

Por, sipas “TNT Sport”, këtë shumë parash mund ta ketë paguar ish-shoku i tij te Barcelona, Lionel Messi, duke ditur se Ronaldinho llogaritë i ka të bllokuara dhe nuk ka para brenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat