Bundesliga mund të mbyllë dyert deri në 2021

Futboll

Bundesliga mund të mbyllë dyert deri në 2021

Më: 9 prill 2020 Në ora: 13:53
Bundesliga mund të mbyllë dyert deri në 2021

Bundesliga pa tifozë deri në 2021-shin, për këtë po punon futbolli gjerman, sipas pohimit të bërë nga Christian Siefert, administratori i deleguar i DFL (Deutsche Fußball Liga), për New York Times.

Rifillimi i kampionatit duket afër, me disa skuadra që janë kthyer të stërviten dhe shumë shpejt mund të vijë edhe kthimi në fushën e lojës.

Një lajm i mirë, i cili shoqërohet nga një më pak i mirë: stadiumet do të mbeten të mbyllur për tifozët për një kohë të gjatë, më shumë se 9 javët që mungojnë para mbylljes së kampionatit gjerman.

Kthimi në fushë është parashikuar për fillimin e majit, por për të parë tifozët në shkallët e stadiumit mund të duhet të pritet deri në fundin e vitit.

Seifert ka shtuar: "Jemi pjesë e kulturës së vendit, njerëzit duan të kthehen te normaliteti dhe kjo do të thotë se Bundesliga mund të kthehet".

"Kjo ëshhtë arsyeja pse ne duhet të bëjmë detyrën tonë, duke mbështetur qeverinë dhe duke folur për momentin kur do të jemi në gjendje të kthehemi të luajmë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat