Në rolin e bosit të futbollit evropian

Futboll

Në rolin e bosit të futbollit evropian

Më: 9 prill 2020 Në ora: 14:06
Në rolin e bosit të futbollit evropian

Asociacioni i Klubit Europian i dërgoi një letër skuadrave europiane duke i treguar rëndësinë se për çfarë arsye afati i transferimeve duhet të shtyhet këtë verë.

Presidenti i këtij asociacioni dhe njëkohësisht president i Juventus, Andrea Agnelli, deklaroi se afati i transfereve duhet të shtyhet këtë verë për shkak që ligat e futbollit në Europë ti përfundojnë me rregull të gjitha ndeshjet e programuara.

Siç deklaroi Agnelli, modeli i biznesit të shumë skuadrave do të varet shumë nga merkatoja që do të realizojnë gjatë kësaj vere.

‘Klubet duhet të kenë mundësinë që të përdorin tregun e transferimeve, jo vetëm për të përforcuar skuadrat e tyre por edhe për të bërë para nga marrëveshjet që ata do ti kryejnë’- deklaroi në fund Agnelli.

Ndërkohë bosi i Bayernit, Karl-Heinz Rummenige ka deklaruar se futbolli duhet të rifillojë për dy arsye, atë sportive dhe ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat