Egzoni i gëzuar pas lindjes së vajzës

Futboll

Egzoni i gëzuar pas lindjes së vajzës

Më: 9 prill 2020 Në ora: 14:19
Egzoni i gëzuar pas lindjes së vajzës

Një muaj më parë futbollistit të Partizanit nga Tirana, struganit Egzon Belica, bashkëshortja e tij Rona i solli në jetë fëmijën e parë, vajzën Hera.

Mbrojtësi 29-vjeçar deri tani nuk ka folur asnjëherë për ndjenjën e të qenurit prind, pas lindjes së vajzës.

Për herë të parë në një prononcim për gazetarin Reshat Ibrahimi, ai ka treguar se si ndihet si një prind i ri.

“Është diçka e mrekullueshme. Vetëm ata që janë bërë prindër e dinë. Është pozitiviteti i gjithë kësaj situate. Po rrimë mbrenda dhe i japim të gjithë vëmendjen e mundshme. Vajza po rritet. U bë një muaj që ende nuk kemi dal jashtë, pasi edhe këtu në Tiranë situata me koronavirusin është nën kontrollë” ka thënë Belica për gazetarin Reshat Ibrahimi.

Ai tregon edhe kuptimin e emrit të vajzës Hera.

“Hera është emër i lashtë Ilir, që në përkthim dmth mbretëreshë”, thotë Belica.

Bashkëshortja e Belicës, Rona, është vajza e Bekim Bautës, referit që para disa muajve ndërroi jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat