Nga ferri në parajsë

Futboll

Nga ferri në parajsë

Më: 9 prill 2020 Në ora: 14:52
Nga ferri në parajsë

Ronaldinjo prej ditësh qëndronte në një burg të Paraguait së bashku me vëllain e tij, për falsifikim dokumentesh. Ditën e djeshme ka marrë fund edhe makthi për brazilianin, i cili u lirua nga ambientet e burgut, për të qëndruar në arrest shtëpie në një nga hotelet e Paraguait.

Që ish-sulmuesi brazilian të largohej nga ambientet e burgut duhet të paguheshin 1.6 mln dollarë, të cilat sipas lajmeve të fundit janë paguar nga Leo Mesi, që është edhe një mik i mirë i Ronaldinjos.

Ky i fundit po qëndron i vëzhguar nga policia tani, në mënyrë që të mos arratiset nga hoteli në të cilin ndodhet. Hoteli ku Ronaldinjo dhe vëllai i tij quhet “Palmaroga” dhe është me të vërtetë një vend shumë i bukur.

Mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë në internet për këtë hotel dhe arrin të shikosh se në çfarë kushte luksoze është duke jetuar tani Ronaldinjo.

Aty ku ai qëndron është një pishinë, nga e cila ka një pamje shumë të bukur në qendër të Asuncion. Nuk mungojnë as dhomat luksoze, teksa tashmë mund të thuhet se Ronaldinjo ka kaluar nga ferri në parajsë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat