Politano: Gattuso ngjan me Conten

Futboll

Politano: Gattuso ngjan me Conten

Më: 9 prill 2020 Në ora: 15:04
Politano: Gattuso ngjan me Conten

Pas disa muajsh i lënë në pankinë nga Antonio Conte, sulmuesi Italian Matteo Politano la Interin në janar për t’iu bashkuar Napolit të Gennaro Gattusos, me këtë të fundit që filloi ta inkuadrojë gradualisht në fushën e lojës.

Megjithatë tani kampionati është ndërprerë dhe ashtu si të gjithë të tjerët, edhe Politano po qëndron në izolim dhe po respekton rregullat e imponuara nga qeveria italiane për t’u përballur me koronavirusin, ndërsa ditën e djeshme ka gjetur kohën të flasë me fansat në rrjetet sociale.

Me shtyrjen e kampionatit Europian, Politano do të ketë një tjetër mundësi të bindë Roberto Mancinin që ta marrë me vete, gjë të cilën sulmuesi e vlerëson vërtetë shumë dhe thotë se është gati të luajë shanset e tij.

“Luajta pak në fazën e parë, për arsye që dihen tashmë dhe nëse Europiani do të luhej këtë sezon, do të kisha thuajse zero mundësi që të grumbullohesha. Më vjen mirë që është shtyrë, pasi tani do të kem një vit kohë për të bërë më të mirën dhe për të bindur Mancinin të më marrë me vete”, deklaroi Politano.

I pyetur për ambientin që ka gjetur te Napoli, sulmuesi italian foli me superlativa dhe nuk i kurseu elozhet për disa nga shokët e skuadrës, ashtu si edhe për Gattuson, por pa harruar fjalët e mira edhe për ish trajnerin, Antonio Conte.

“Gattuso, ashtu si Conte, është një trajner i madh, që dëshiron vetëm të fitojë dhe të transmeton shumë grintë. Organika është fantastike, duke filluar me Mertens, që e kisha parë vetëm nga jashtë, e për të vijuar me Zielinskin, Insignen e shumë të tjerë. Jemi një grup fitues”, tha sulmuesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat