Kur luan për Kroacinë...

Futboll

Kur luan për Kroacinë...

Më: 9 prill 2020 Në ora: 15:07
Kur luan për Kroacinë...

Ivica Oliç, zv.trajner i kombëtares kroate, ka vlerësuar situatën e krijuar nga “Coronavirus”. Ndër temat e diskutuara ka qenë, natyrisht, statusi i kapitenit të tij, lojtarit të Real Madridit, Luka Modriç (34 vjeç), të cilin edhe një herë e ka vlerësuar:

“Duke e njohur Lukën, mentalitetin e tij dhe mënyrën e punës, mosha nuk luan një rol të rëndësishëm për të. Jam i sigurt se do të jetë edhe më mirë vitin e ardhshëm. Ai është si vera: sa më e vjetër, aq më e mirë! Pra, nuk përbën shqetësim shtyrja e Kampionatit Europian për vitin e ardhshëm”.

Përveç kësaj, Oliç ka nënvizuar angazhimin e mesfushorit në kombëtaren e vendit të tij: “Kur luan për Kroacinë, ai gjithmonë është tepër i motivuar, jep 300%. Ai është mjaft i përgatitur, edhe për shkak të mënyrës se si kujdeset për trupin e tij. E përsëris, mosha e tij nuk do të jetë një problem domethënës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat