Isa Sadriu nga stadiumet përrallore në fushat me gropa, pluhur e me baltë! Njeriu I rezistencës 

Futboll

Isa Sadriu nga stadiumet përrallore në fushat me gropa, pluhur e me baltë! Njeriu I rezistencës 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 prill 2020 Në ora: 15:16
Isa Sadriu nga stadiumet përrallore në fushat me gropa, pluhur e me baltë! Njeriu I rezistencës 

Pak kush do ta rrezikonte karrierën e tij profesionale sikur Isa Sadriu, ish futbollist i dëshmuar, që nga Kosova e Vushtrrisë, shtegtoi në Trepçë të Mitrovicës, pastaj në Partizan të Beogradit, kur ishte një kohë së bashku me Fadil Vokrrim (1986) dhe u rikthye në vitin 1987 në Kosovë përkatësisht në KF Prishtina.  

Sadriu, prej mbrojtësve më të mirë që ka pasur Kosova, kishte periudha shumë interesante dhe njeriu që sakrifikoi për atdheun.

Ai nga stadiumet përrallore (‘Polud’ në Split’, ‘Maksimir’ në Zagreb, ‘Koshevo’ në Sarajevë, “APJ” në Beograd”, në periudhën e viteve të 90-ta luante në fusha me gropa, pluhur e baltë dhe të improvizuara.

Ai iu bashkua mijëra sportistëve shqiptarë në garat në kuadër të Republikës së Kosovës dhe iu kundërvu regjimi të Serbisë. Sadriu i takon Gjeneratës së Republikës.

Të gjithë e mbajnë mend, një mbrojtës luftarak dhe me flokë të gjata e të dredhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat