Të gjithë në këmbë, përgatitet terreni i gjelbër për sfidën Maqedoni-Kosovë

Futboll

Të gjithë në këmbë, përgatitet terreni i gjelbër për sfidën Maqedoni-Kosovë

Më: 9 prill 2020 Në ora: 15:26
Të gjithë në këmbë, përgatitet terreni i gjelbër për sfidën Maqedoni-Kosovë

Të gjithë në këmbë, përgatitet terreni i gjelbër për sfidën Maqedoni – Kosovë.

Në pritje të rikthimit në jetë të futbollit dhe tejkalimit të pandemisë “Covid 19”, njerëzit që kujdesen për mirëmbajtjen e stadiumit “Todor Proeski”, e shfrytëzuan këtë periudhë që të vendosin barin e ri në stadiumin më të madh në Maqedoni.

Kjo është me më shumë rëndësi në prag të vazhdimit të sezonit aktual, por edhe përballjes së plej offit të Ligës së Kombeve, Maqedoni – Kosovë, e programuar të zhvillohet në muajin shtator dhe që është shkalla e parafundit për kualfikimin në Kampionatin Evropian , i cili për shkak të pandemisë “Covid 19”, do të zhvillohet në vitin 2021, shkruan Alsat-M nga Maqedonia.

Image

Ndeshja pritet të luhet në shtator në kuadër të gjysmëfinales së play-pff-it të Ligës së Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat