Sermaxhaj tregon se si mund të vazhdojë Superliga e Kosovës

Futboll

Sermaxhaj tregon se si mund të vazhdojë Superliga e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 9 prill 2020 Në ora: 15:57
Sermaxhaj shprehet se si mund të vazhdojë Superliga e Kosovës

Superliga e Kosovës dhe të gjitha rangjet tjera të futbollit janë pezulluar për një kohë të pacaktuar, si në çdo vend të botës për shkak të ballafaqimit me pandeminë. Analisti i futbollit Genc Sermaxhaj, prej ish futbollistëve më të mirëve në vendin tonë, ka disa opsione si mund të vazhdojë kampionati pas largimit të virusit korona.  Genc, si e sheh vazhdimin e kampionatit, a duhet edhe një opsion i fundit, si lloj play-off-i në rast të një situate të jashtëzakonshme?

“Mundësia më e mirë padyshim është vazhdimi i kampionatit dhe për këtë tashme janë deklaruar shumë klube, trajner e lojtar, dhe natyrisht që vazhdimi i kampionatit jep mundësi për çdo ndryshim në renditjet tabelare të të gjitha ligave, por sa do të jetë e mundur kjo ende nuk e dimë. 

Duhet të presim edhe pak dhe më shumë gjasë në fund të këtij muaji besoj se do të merret diçka për fatin e futbollit. Presim vazhdimin e saj. 

Mundësitë tjera eventuale munden me qenë zgjidhje por jo reale, ngase e vetmja zgjidhje është të përfundoj kampionati me renditje të njëjtë, por edhe kjo sjell shumë pakënaqësi në shumë klube.

Gjithsesi se UEFA duhet të bëj zgjidhjen më të mirë dhe për këtë duhet edhe pak durim”, tha Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat