Në këtë kohë pandemie, Napoli bën gestin e madh

Futboll

Në këtë kohë pandemie, Napoli bën gestin e madh

Më: 9 prill 2020 Në ora: 20:49
Ilustrim

Skuadra e Napolit ka bërë një gjest të madh këto ditë të vështira.

Napoli i është bashkuar listës së klubeve që po mundohen të bëjnë diferencën gjatë pandemisë së koronavirusit, derisa ka dhuruar 32 ton ushqim për 1,000 familje.

Klubet e Serie A-së po marrin iniciativa në kohë nevoje, derisa Fiorentina, Interi, Juventusi dhe Milani janë duke mbledhur fonde, me Romën që dhuroi gjësende të nevojshme për spitalet lokale, poashtu ndihmoi fansat me medikamente gjatë izolimit.

Tani Napoli ka nisur një iniciativë të re të quajtur “Charity Food”, nën ombrellën e të cilës do të dhurohen 32 ton ushqim për 1,000 familje, me nga 32 kg për secilën në zonën napolitane.

“Kemi menduar shumë se si mund të ndihmojmë njerëzit në këtë kohë të vështirë,” tha kryesuesi i operacionit për “Radio Kiss Kiss”.

“Pas iniciativës tonë për spitalet, kontaktuam sponsorët, sidomos ata të sektorit të ushqimit, për të themeluar ‘Charity Food’.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat