Mane: Në fillim doja United, më pas...

Futboll

Mane: Në fillim doja United, më pas...

Më: 10 prill 2020 Në ora: 10:12
Mane

Liverpool-i ka një treshe ëndrrash në sulm të përbërë nga Roberto Firmino, Mohamed Salah dhe Sadio Mane. Një treshe që rrezikonte të mos formohej nëse sulmuesi senegalez do të kishte zgjedhur Manchester United.

Po, Mane dhe  Djajtë e Kuq kanë qenë shumë afër njëri-tjetrit. Këtë e ka zbuluar vetë lojtari i Të Kuqve për Times: “Në fillim mendonin për Manchester United”, ka thënë ai.  

“Ka qenë një moment i vështirë për mua, duke parë se isha shpesh në stol, kështu që nuk mendoja se mund të kishte një skuadër që më donte. Jam ndier mirë nga interesimi i Klopp”.

Një interesim që ka lindur kur Mane luante te Southampton dhe shënoi dy gola kundër Liverpool-it në Premier League, në 2016-ën. Takimi me Klopp e ka bindur senegalezin të transferohet te Liverpool-i.

Pjesa tjetër është histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat