Bomba bien në fushë, ja si shpëtuan nga vdekja Ardian Kozniku me shokë në Kroaci

Futboll

Bomba bien në fushë, ja si shpëtuan nga vdekja Ardian Kozniku me shokë në Kroaci

Nga: Kemajl Goca Më: 10 prill 2020 Në ora: 14:38
Bomba bien në fushë, ja si shpëtuan nga vdekja Ardian Kozniku me shokë në Kroaci

Në vitin 1992 është një nga vitet më të paharrueshme për legjendën e futbollit të Kosovës Ardian Kozniku, që atëkohë luante për Hajdukun e Splitit dhe në Kampionatin e parë kroat pas ndarjes nga ish Jugosllavia.

Në një ndeshje si mysafirë në vitin 1992, Hajduku si mysafir i Zarës, ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte, pasi që nuk kishte pak minuta që u larguan futbollistët nga fusha bien disa bomba aty! Bomba u hodhën nga artileria e ushtrisë ish jugosllave dhe serbe.

Ky ishte një krim i madh i ushtrisë ish jugosllave dhe serbe, e cila sulmoi edhe stadiumin.

Ardian Kozniku me shokë shumë shpejt e shpejt largohen nga aty edhe hipin me anije të shpejt, fatmirësisht falë zgjuarsisë së drejtuesve të Hajdukut, i shpëtuan më të keqes, vdekjes nga sulmet e ushtrisë pushtuese serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat