Askush nuk shpëton nga COVID-19, legjenda e Anglisë testohet pozitiv

Futboll

Askush nuk shpëton nga COVID-19, legjenda e Anglisë testohet pozitiv

Më: 11 prill 2020 Në ora: 06:30
Sir Kenny Dalglish

Legjenda e Liverpoolit, Sir Kenny Dalglish, ka dalë pozitiv ndaj koronavirusit. Ai ishte në spital për shkak të disa shqetësimeve të tjera, por gjatë kontrollit rutinë ka rezultuar pozitiv dhe ndaj COVID-19. 

69-vjeçari duhet të luajë një tjetër të rëndësishme, atë më me vlerë, pasi duhet ta kalojë COVID-19. Dalgish do të qëndrojë në spital nën kujdesin e mjekëve deri në momentin që të testohet negativ. 

Një nga familjarët e legjendës së Liverpoolit tha: "Sir Kenny vendosi vullnetarisht që të vetëizolohej dhe të mos rrezikojë shëndetin e familjes. Ai i lutet të gjithëve që të ndjekin rregullat", - tha familjari i legjendës së futbollit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat