Ardian Kozniku i pikëlluar, i vdes një mik i madh!

Futboll

Ardian Kozniku i pikëlluar, i vdes një mik i madh!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 prill 2020 Në ora: 17:03
Çedo dhe Kozniku

Ardian Kozniku, legjenda e futbollit të Kosovës dhe atij kroat, është i pikëlluar me vdekjen e legjendës kroate, Çedo Joviçeviç, ish mbrojtësi i Dinamos së Zagrebit dhe trajner i shquar.

Kozniku është i emocionuar për vdekjen e Çedos, të cilin e kishte mik të madh, koleg, trajner e mentor.

“Gjithnjë do me mbetesh në kujtesë miku im Çedo. 

Të qoftë dheu i lehtë. Prehu në paqe”, tha Koznikui për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Çedo ndërroi jetë sot në moshën 68-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat