“Felix do të përshtatej më mirë te Barcelona”

Futboll

“Felix do të përshtatej më mirë te Barcelona”

Më: 11 prill 2020 Në ora: 21:32
Joao Felix

Joao Felix thuhet se mund të përshtatej më mirë te skuadra e Barcelonës, sesa tek Atletico Madrid.

Ylli i Atletico Madrid, Joao Felix, transferohej në Madrid duke bërë bujë të madhe, me 120 milionë euro të paguara për Benfica.

Lojtari ka pasur paraqitje të mira, por jo deri në maksimumin e asaj se çfarë është pritur nga ai.

Bashkëkombësi i tij, Joao Mario, beson se Felix do të përshtatej më mirë te Barcelona, sesa tashmë tek Atleti.

“Atletico është një nga ato skuadrat, që nëse e sheh nga jashtë, është mirë e përgatitur, si një skuadër italiane të luante në Spanjë”, ka thënë Mario.

“Sigurisht, transferimi nga Benfica ku loja luhet sulmuese, tek Atletico, dhe me më shumë presion pas çmimit, nuk e bën të lehtë adoptimin për Felix”, ka shtuar portugezi.

“Po të ishte për shembull te Barcelona, sigurisht, presioni do të ishte më i madh, por stili i lojës do të përshtatej më mirë”, ka thënë ndër të tjerash tashmë anëtari i Lokomotivës së Moskës.

Për Felix garonin disa skuadra të mëdha evropiane, por ishte Atleti që fitoi garën për lojtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat