Futbolli do të luhet pa tifozë, deri në janarin e vitit 2021

Futboll

Futbolli do të luhet pa tifozë, deri në janarin e vitit 2021

Më: 12 prill 2020 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Pandemia Covid-19 duket se do të luftohet për një kohë të gjatë.

Derisa kampionatet nacionale vazhdojnë të jenë të suspenduara, në disa vende po flitet për rikthim në fushat e blerta.

Në Itali pritet që stërvitjet të rifillojnë më 3 maj, kurse sezoni të nis nga 31 maji, me shpresën për të përfunduar më 15 korrik.

Por, një gjë e tillë nuk do të ndodhë me tifozë. Sipas raportimeve të ‘Sportmediaset’, futbolli do të luhet pa tifozë deri në janar të vitit 2021.

Me shumë gjasë, të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij sezoni do të luhen me dyert e mbyllura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat