Pedro e pranon se ishte një tifoz i madh

Futboll

Pedro e pranon se ishte një tifoz i madh

Më: 12 prill 2020 Në ora: 15:48
Pedro e pranon se ishte një tifoz i madh

Mesfushori i Chelseas, Pedro e pranon se ishte një tifoz i madh i ish-asit të Real Madridit, Zinedine Zidane, ky i fundit aktualisht drejton skuadrën madrilene.

Pavarësisht prejardhjes së tij nga Barcelona, Pedro e pranoi admirimin e tij për Zizou.

“Do të më pëlqente të kisha luajtur me Zidane, një lojtar me një vizion të shkëlqyeshëm. Më pëlqente shumë”, thotë Pedro, transmeton Scanner.

“Sa herë që ai prekte topin, diçka e mirë mund të ndodhte”, theksoi spanjolli.

Pedro duket se gjatë kësaj verë, do të largohet nga Londra, dhe më gjasë e ardhmja e tij, do të jetë në Serie A tek AS Roma..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat