”Barcelona është e falimentuar ekonomikisht dhe moralisht”

Futboll

”Barcelona është e falimentuar ekonomikisht dhe moralisht”

Më: 12 prill 2020 Në ora: 23:10
Barcelona

Barcelona nuk e ka Koronavirusin krizë të vetme moementale. Te klubi nga Katalunia, një krizë tjetër e brendshme ka dalur në pah.

Disa nga anëtarët e bordit drejtues të kësaj skuadre kanë ofruar dorëheqje e shumë të tjerë po e kundërshtojnë më të madhe presidentin momental Bartomeu.

Víctor Font, një nga kandidatët për presidencën e FC Barcelonës dhe drejtuesi i platformës Sí al Futur, shkruajti një letër të hapur për mediet në të cilën ai kritikoi qeverisjen e fundit në klub nën regjimin e Bartomeu.

Ai pohon se klubi katalanas është edhe “i falimentuar ekonomikisht dhe moralisht” dhe kërkon që vota në planet e zgjerimit të ‘Camp Nou’ të mbahet në pritje, por shtyu thirrjen për zgjedhje të menjëhershme.

Në fillim të kësaj jave, bordi i Barcelonës pa gjashtë dorëheqje si Emili Rousaud dhe Enrique Tombas, dy nënkryetarët e Josep Maria Bartomeu dorëzuan letrën e dorëheqjeve së bashku me drejtorët Silvio Elias, Maria Teixidor, Josep Pont dhe sekretari i bordit Jordi Clasamiglia.

Motivi i dorëheqjes është për shkak të menaxhimit të dobët të krizës në Barcelonë dhe çështjes në lidhje me llogaritë e rrjeteve sociale dhe të ardhmen pas koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat