Shtyhet Botërori i ri i klubeve

Futboll

Shtyhet Botërori i ri i klubeve

Më: 14 prill 2020 Në ora: 13:33
Shtyhet Botërori i ri i klubeve

Shtyhet Botërori i ri i klubeve.

FIFA ka vendosur të shtyjë me një vit edicionin e parë të Botërorit të Klubeve me format të ri më të zgjeruar.

Burime të gazetës spanjolle As bëjnë me dije se shtyrja zyrtare e këtij kompeticioni do të vijë shumë shpejt. I parashikuar për t’u zhvilluar për herë të parë në verën e vitit 2021, kompeticioni i ri i dëshiruar me çdo kusht nga presidenti i FIFA-s Gianni Infantino do të shtyhet për shkak të pandemisë së koronavirusit që ka bërë lëmsh kalendaret e shumë kompeticioneve futbollistike.

Për shkak se në verën e vitit 2021, do të zhvillohet Euro 2020, edicion i parë i Super24(kështu do të quhet Botërori i ri i klubeve ku do të marrin pjesë 24 skuadra) me shumë gjasa do të mbahet në Kinë në muajin qershor të vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat