Torcida kujton përvjetorin e masakrës në lagjen e Kovaçve

Futboll

Torcida kujton përvjetorin e masakrës në lagjen e Kovaçve

Më: 14 prill 2020 Në ora: 14:16
Torcida kujton përvjetorin e masakrës në lagjen e Kovaçve

Tifo-grupi mitrovicas, Torcida, ka kujtuar 21-vjetorin e vrasjes së 20 burrave dhe grave në lagjen e Kovaçve, nga okupatori kriminal serb.

Torcida ka shkruar që “gjaku i të rënëve është themeli dhe mburoja e kombit”.

“14 prill 1999, buzë festës së lirës e cila na mungoj për një shekull, okupatori Serbosllav gjakosi duart me jetërat e njëzetë burrave e grave nga Mitrovica në rrugën e Kovaçve.

Ata/ato ishin të paarmatosur, mirpo e kishin një armë brenda shpirtit, idealin për Liri e Shtet-ndërtim.

Gjaku juaj është themel, gjaku juaj është mburoja e kombit.

Ne do vdesim një ditë, ju do jetoni përgjithmonë si shpirta të bardhë”, shkruan Torcida.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat