Lirohet nga spitali

Futboll

Lirohet nga spitali

Më: 14 prill 2020 Në ora: 15:09
Lirohet nga spitali

Ish-mesfushori i Belgjikës dhe Manchester Unitedit, Marouane Fellaini u prek para pak javësh nga koronavirusi, por për fat të mirë lojtari ka mposhtur virusin dhe së fundmi ka lënë edhe ambientet e spitalit.

Futbollisti 32-vjeçar që luan në elitën kineze me Shandong Luneng, ka bërë të ditur se u largua nga spitali.

Ai fitoi betejën me virusin vdekjeprurës pas tre javësh, njoftoi klubin e tij.

“Fellaini u ekzaminua më pas doli të jetë i shëruar dhe ishte në gjendje të linte spitalin dy ditë më parë”, njoftoi klubi kinez.

Reprezentuesi belg tha më 22 mars se ka rezultuar pozitiv për koronavirus, pas rikthimit nga Kina, por që ndihej mirë.

Fellaini tani do të kalojë katërmbëdhjetë ditë në karantinë, siç parashikohet në protokoll në Kinë, përpara se të mendojë të kthehet në stërvitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat