Chelsea i ka vënë çmim Kantes, disa klube në garë

Futboll

Chelsea i ka vënë çmim Kantes, disa klube në garë

Më: 14 prill 2020 Në ora: 18:58
N’Golo Kante

Nëse Juventusi, PSG dhe Real Madridi duan ta blejnë N’Golo Kante nga Chelsea, do të duhet të paguajnë 70 milionë euro.

Në javët e fundit kishte raporte në Angli dhe Itali, që Kante ishte në treg, pasi nuk po arrite të tregonte formën e tij.

Juventusi i Maurizio Sarrit shihet si favoritë për të nënshkruar me të, ndërsa ndiqet nga Real Madrid dhe Paris Saint-Germain.

Sipas L’Equipe kostoja e operacionit është 70 milionë euro.

Bianconerët do të tentojnë ta mbyllin marrëveshjen e shkëmbimit, duke ofruar një nga lojtrët si Miralem Pjanic, Daniele Rugani ose Alex Sandro.

Kante sapo ka mbushur 29 vjeç dhe te Chelsea kishte kaluar nga Leicester City për 36 milionë euro në verën e vitit 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat