31 vjet nga tragjedia e madhe e Anglisë

Futboll

31 vjet nga tragjedia e madhe e Anglisë

Më: 15 prill 2020 Në ora: 13:08
31 vjet nga tragjedia e madhe e Anglisë

Sot janë bërë 31 vjet nga tragjedia e gjysmëfinales së kupës FA, kur 96 persona ndërruan jetë në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Nottingham Forestit.

Një nga tragjeditë më të mëdha në historinë e futbollit ndodhi më 15 prill 1989 në ‘Hillsbrough Stadium’ në Sheffield, ku vdiqën 96 tifozë të Liverpoolit.

Ndeshja zgjati vetëm gjashtë minuta, pastaj u ndërpre pas shpërthimit të kaosit në stadium.

Pastaj, ndërhyri policia te tifozët, dhe ky kaos ishte fatal për dhjetëra tifozë të Liverpoolit.

Një shërbim përkujtim për nder të të vrarëve në këtë stadium, i planifikuar të mbahet sot, është anuluar shkaku i pandemisë COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat