Rustu: Ata më dhanë jetë!

Futboll

Rustu: Ata më dhanë jetë!

Më: 15 prill 2020 Në ora: 14:39
Rustu: Ata më dhanë jetë!

Rustu Reçber ishte një nga ish-futbollistët e famshëm që u prek nga koronavirusi, madje ish-porieri i kombëtares turke rrezikoi edhe jetën nga ky virus vdekjeprurës pasi ishte në kushte jo të mirë shëndetësore. Tashmë që gjithçka ka kaluar Rustu ka një falenderim për ish-klubin e tij Barcelonën që e ka mbështetur jashtëzakonisht në këto momente të vështira të jetës së tij.

“Më dhanë një mbështetje të madhe gjatë dhe pas sëmundjes sime. M’u transmetua mbështetja e presidentit Bartomeu.

Në këtë momente, detajet e vogla nuk duhen harruar.Nuk do ta harroj kurrë atë që Barcelona bëri për mua, kur isha duke vdekur nga koronavirusi.

Më dhanë jetë. Dua të shpreh falenderimet e mia të pamasë ndaj gjithsecilit dhe në veçanti presidentit Bartomeu”, u shpreh Rustu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat