Sane "thumbon" Guardiolën

Futboll

Sane "thumbon" Guardiolën

Më: 15 prill 2020 Në ora: 15:22
Sane "thumbon" Guardiolën

Një numër i klubeve të mëdha kanë kontaktuar me Leroy Sane për të ditur disponueshmërinë e tij, sipas agjentit Damir Smoljan. Ky i fundit ka zbuluar se ylli i Manchester City beson që mund ta arrijë qëllimin e tij për të fituar Ligën e Kampionëve me Bayern Munich.

Sane është lidhur me një transferim në “Allianz Arena” prej më shumë se një viti, por çdo plan u vonua për shkak të një dëmtimi të ligamentit të kryqëzuar të gjurit. 24-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që në fillim të sezonit, në gusht, dhe nuk ka luajtur më. Ndërkombëtari gjermane po i afrohej rikthimit në fillim të marsit, pasi kishte kaluar një program të gjerë rehabilitimi, por shpërthimi i koronavirusit e pezulloi futbollin e krejt kontinentit.

Sane i ka ngelur vetëm një vit nga marrëveshja e tanishme në “Etihad” dhe zërat e freskët për një kalim të mundshëm te Bayerni kanë filluar të shtohen para merkatos së verës. Kampionët e Bundesligës raportuan se nuk kishin dëshirë të përmbushnin vlerësimin e “qytetarëve” prej 100 milionë eurosh, vitin e kaluar, por Rummenigge mendon se mund të merret për një tarifë të ulur çmimi, kur merkatoja të hapet. Smoljan pretendon se Bayerni është i vetmi klub në Gjermani, që mund ta blinte dhe paguante Sane. Megjithatë, pranon se ka edhe klube të tjera europiane, që interesohen për të.

"Së bashku me të bisedojmë se cili mund të jetë hapi tjetër, pas Manchester City. Interesimi i Bayern Munich nuk është sekret. Por, klube të tjera të nivelit të lartë, gjithashtu, më kanë kontaktuar për Leroy, - tha menaxheri për “Bild”. -

 Bayerni është klubi i vetëm në Gjermani, që Leroy mund ta imagjinojë si hapin tjetër në karrierën e tij. Ai sheh atje shansin për arritjen e objektivit të madh, fitimin e Ligës së Kampionëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat