Konkurrenca për Rashicën

Futboll

Konkurrenca për Rashicën

Më: 15 prill 2020 Në ora: 16:12
Konkurrenca për Rashicën

Shtohet numri i skuadrave që kërkojnë të transferojnë Milot Rashicën. Pas interesimit të Arsenalit për të siguruar shërbimet e “yllit” të përfaqësues së Kosovës, në skenë janë shfaqur të tjerë kandidatë.

Borussia e Dortmundit është një prej tyre. Aftësitë teknike të sulmuesit janë perfekte për skemat e verdhezinjve, Rashica mund të luajë në të dy krahët e sulmit, madje mund të përshtatet edhe në qendër. Dortmundi e sheh Rashicën si pasuesin ideal të Jadon Sanchos, nëse ky i fundit largohet.

Në Angli pretendët janë më të shumtë. West Ham United, Aston Villa, Wolverhamtpon, madje edhe Liverpooli. Për shkak të krizës financiare që ka shkaktuar COVID-19 jo të gjithë të interesuarit mund të arrinë kenë mundësi fianciare për të marrë Rashicën, ndërsa vetë protagonist “dardan” dëshiron të jetë pjesë e një klubi që luan në Champions.

Rashica ka klauzolë largimi 38 milionë euro në kontratën me Werder Bremenin, shifër që mund ta paguajnë vetëm klubet me buxhet të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat