Humbi nënën një ditë më parë, shqiptari bën dedikimin prekës

Futboll

Humbi nënën një ditë më parë, shqiptari bën dedikimin prekës

Më: 15 prill 2020 Në ora: 17:41
Humbi nënën një ditë më parë, shqiptari bën dedikimin prekës

Presidenti i FSHF-së Armand Duka reagoi sot pas vdekjes së nënës së tij. Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i futbollit shqiptar falenderon të gjithë miqtë dhe personat që e ngushëlluan për ndarjen nga jeta të njeriut të tij të dashur.


Në pamundësi për të përcjellë nënën e tij në banesën e fundit me të gjitha zakonet për shkak të pandemisë së koronavirusit, presidenti Duka uron që kjo situatë të kalojë sa më shpejt dhe të kujtohet nëna e tij me të gjitha vlerat që i takon.

Mesazhi i presidentit të FSHF-së Armand Duka pas vdekjes së nënës së tij:

Në këto ditë të vështira nuk arrita ta përcjell Mamin tim sipas të gjitha zakoneve të cilat ne dhe ajo donim shumë t’i respektonim. Dua t’ju falënderoj të gjithëve, miqtë e të afërmit që arritën ta përcjellin Mamin për në banesën e fundit, që na ngushëlluan përmes telefonatave e mesazheve të shumta.

Uroj ta kalojmë sa më parë këtë situatë të vështirë e të rikujtojmë edhe njëherë Mamin tonë apo siç do të thonin qindra nxënës që ka mësuar dhe edukuar në 40 vite arsimi e mësuesie: Zysh Vajdijen.

Ju përqafoj të gjithëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat