Lideri i ri i United i del në mbrojtje Pogbas: Vjen nga një moment i keq, por të gjithë besojnë tek ai!

Futboll

Lideri i ri i United i del në mbrojtje Pogbas: Vjen nga një moment i keq, por të gjithë besojnë tek ai!

Më: 15 prill 2020 Në ora: 19:27
Paul Pogba

Paul Pogba është kritikuar jo pak nga tifozët e Manchester United dhe marrëdhënia e francezit me ta nuk është edhe aq e mirë. Sidoqoftë, ekipi duket se ka besim te mesfushori dhe diçka të tillë e zbulon Bruno Fernandes.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, portugezi ka folur për shokun e ekipit dhe i ka dalë në mbrojtje, duke u shprehur se të gjithë kanë besim tek aftësitë dhe kualitetet e tij.

“Paul vjen nga një moment i keq, kjo dhe për shkak të situatës, sepse të gjithë presin shumë nga ai. Është një lojtar i madh dhe United pagoi shumë para për ta marrë. Të gjithë presin nga Paul ashtu si te Juventus presin nga Ronaldo, apo te Barcelona presin nga Messi. Kualitetet e Pogba dihen dhe përderisa të gjithë tifozët presin nga ai do të thotë që kanë besim tek ai. Jo vetëm tifozët, por edhe ne në ekip kemi shumë besim tek ai.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat