Zbulohet skenari i fundit i rikthimit të Serie A

Futboll

Zbulohet skenari i fundit i rikthimit të Serie A

Më: 15 prill 2020 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Italia është një nga zonat më të prekura nga koronavirusi në Evropë.

Megjithatë, ditëve të fundit raportohet për një lëvizje pozitive në lakoren që shpërfaqë luftën ndaj pandemisë Covid 19, andaj edhe po mendohet për rikthim në fushat e blerta.

Sipas asaj që raportohet nga mediat në Apenine, ka filluar të qarkullojë edhe skenari i fundit i mundshëm që skuadrat të rikthehen në fushë, madje në shikim të parë duket edhe më i mundshmi, gjithmonë nëse nuk do ketë përkeqësim të gjendjes.

Me 4 Maj pritet që skuadrat t’u rikthehen stërvitjeve, para se në fund të muajit ta fillojnë kampionatin, i cili do të zgjase deri më 12 Korrik.

124 ndeshje në total parashihet të zhvillohen, në mënyrë që ky edicion të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat