Juventusi e ka të qartë të ardhmen e Cristiano Ronaldos

Futboll

Juventusi e ka të qartë të ardhmen e Cristiano Ronaldos

Më: 15 prill 2020 Në ora: 21:33
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te Juventusi edhe për sezonin e ardhshëm pavarësisht zërave nga Spanja se ai mund të kthehet te Real Madridi gjatë verës.

Këtë e thotë gazetari i njohur italian Fabrizio Romano, që ka dhënë edhe detaje të reja

Paga e madhe prej 31 milionë euro në sezon, kishte bërë të shtohen raportimet për larimin e portugezit, duke sugjeruar se kjo pagë është shumë e rëndë për Zonjën e Vjetër duke marrë parasysh situatën ekonomike.

Mirëpo Bianconerët duket se nuk e kanë menduar asnjëherë largimin e portugezit edhe duke e marrë parasysh pagën e tij të jashtëzakonshme.

Klubi nga Torino është i lumtur që ka në klub fituesin e pesëfishit të “Topit të Artë” dhe nuk ka asnjë dyshim që do ta mbajë edhe për sezonin e ardhshëm.

Real Madrid nuk ka bërë asnjë ofertë për sulmuesin portugez, por edhe në rast oferte Juventusi nuk do ta lironte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat