“Messi do të rinovojë dhe Neymar do të kthehet gjatë verës”

Futboll

“Messi do të rinovojë dhe Neymar do të kthehet gjatë verës”

Më: 16 prill 2020 Në ora: 09:26
Messi dhe Neymar

Ish nënkryetari i Barcelonës, Emili Rousaud ka thënë se ai beson që Lionel Messi së shpejti do të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën, dhe se Neymar mund të rikthehet në klub gjatë verës.

Rousaud së fundmi u largua nga Barcelona në mënyrë të diskutueshme, duke dhënë dorëheqje nga pozicioni i tij dhe duke akuzuar krerët e klubit katalan për korrupsion.

Një tjetër çështje e hapur te Barcelona, është edhe rinovimi i Messit, i cili ka kontratë deri në vitin 2021, dhe ka të drejtën e largimit që këtë verë, madje falas.

“Unë mendoj se Lionel Messi do të arrijë një marrëveshje për rinovimin. Për të arritur marrëveshje, të dy palët duhet të bëjnë një lloj lëshimi, por unë do të ishte i befasuar nëse kjo histori e bukur nuk do të vazhdonte më gjatë”, ka deklaruar Rousaud.

Ish nënkryetari i Barcës, ka folur edhe për rikthimin e Neymar, duke shtuar: “Unë mendoj se është e mundur që Neymar të kthehet gjatë verës. Nuk më duket aspak e pamundur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat