E thotë psikologu: Jo vetëm bomber, Lautaro është një gjeni i inteligjencës

Futboll

E thotë psikologu: Jo vetëm bomber, Lautaro është një gjeni i inteligjencës

Më: 16 prill 2020 Në ora: 11:25
Lautaro

Në fushë e njohim si një sulmues të pamëshirshëm, makth për mbrojtjet kundërshtare, por Lautaro Martinez është gjithashtu diçka më shumë se kaq. Ai ka një inteligjencë të shkëlqyer futbolli, çka i bën të papritura lëvizjet para mbrojtësve kundërshtarë. Këto të fundit e kanë të vështirë të parashikojnë veprimet e argjentinasit.

Një veti e madhe e tij është inteligjenca, që e ka dalluar gjithmonë, që nga koha e Racing Club. Psikologu Cecilia Contarino punoi për dymbëdhjetë vite aty. I intervistuar nga “Mundo Deportivo”, ai tregoi cilësitë intelektuale të djalit nga Bahia Blanca, qartësisht mbi mesataren e një kolegu të asaj moshe të re.

“Me Lautaro kam aplikuar “testin e përqendrimit”. Ishte hera e parë që një djalosh mbante përqendrimin e tij për tërë atë kohë. Zakonisht ndodh që dikush e fillon mirë dhe më pas keqësohet. Në vend të kësaj, Lautaro mbeti i përqendruar për tërë kohëzgjatjen e testit. Ai e kaloi me sukses provën e parë, pastaj i bëra “testin Toulouse”, të cilin e kaloi shkëlqyeshëm. Thirra Fabio Radaelli (zbuluesi i Lautaro) dhe i thashë: “Unë nuk e di se si luan, por ka një kokë të mrekullueshme”.

Lautaro kishte një rezultat të shkëlqyeshëm psikologjik, ndaj ka aftësinë e jashtëzakonshme për të gjetur rrugën e golit përmes çdo mënyre të mundshme.

“Testi i përqendrimit” është si një shesh i madh, i ndarë në njëqind sheshe të vegjël, me numra nga 0 në 100; të gjithë të përzier. Sportisti ka një kohë specifike për të bashkuar të gjithë numrat në një rresht, nga më i vogli tek më i madhi. Deri te numri 50 nuk është aq e komplikuar, pastaj gjithçka bëhet më e vështirë për shkak të shiritave shumëzues. Mund të bëhet në heshtje, ose duke aplikuar ndonjë efekt hutimi.

Unë u jap djemve disa minuta dhe bisedoj me ta. Në fushë ka shumë faktorë, që të shpërqendrojnë, si tifozët, rivalët, lodhja… Një futbollist duhet të jetë në gjendje të përqendrohet te topi. Ai mori një rezultat 98 nga 100. Midis 50 dhe 70 është rezultat normal. Për një futbollist të nivelit të lartë, rezultati duhet të jetë mbi 70. Gjëja befasuese është që Lautaro e bëri këtë në provën e pare. Zakonisht, djemtë përmirësohen vetëm pas stërvitjes”, – sqaron më në detaje psikologu argjentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat