Tregon një të vërtetë për Milot Rashicën

Futboll

Tregon një të vërtetë për Milot Rashicën

Më: 16 prill 2020 Në ora: 13:12
Tregon një të vërtetë për Milot Rashicën

Altin Lala ish-mesfushori legjendar i kombëtares shqiptare, aktualisht në rolin e menaxherit të talentit kosovar të Werder Bremen, në një intervistë ka shpërthyer ndaj Giani De Biasit, ish-trajnerit të kuqezinjëve i cili e la jashtë Euro 2016-ës, Rashicën dhe i hoqi mundësinë Shqipërisë për ta patur përgjithmonë në gjirin e saj, sulmuesin anësor.

Edhe tani kur kanë kaluar 4-vjet, Lala nuk i kursen kritikat për De Biasin ndërsa shprehet se me Rashicën i cili kërkohet nga disa prej klubeve më të mëdha europiane, kuqezinjtë mund të kishin shkuar deri në çerekfinalet e Europianit francez.

“Nëse Rashica do të merrej në Europian, nuk do të kishte më mundësinë që të shkonte te Kosova. Kur nuk e mori Shqipëria, unë i thashë Milotit që vendos me zemër. Ne të gjithë e duam Shqipërinë dhe Kosovën se jemi një. Në të ardhmen shpresojmë që të luajmë për një Kombëtare.

Që të luajmë të gjithë bashkë. Vendimi i De Biasit për të lënë jashtë Rashicën në Europian? Nuk kam lënë gjë pa i thënë, nuk mund t’i them këtu në televizor, e kam sharë. Miloti ishte në atë kohë shumë mirë, madje kam menduar që jo vetëm do të grumbullohej në Europian, por edhe do të luante aty. Isha shumë i surprizuar me atë vendim për ta lënë jashtë”, theksoi Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat