Shpërthen ish-doktori

Futboll

Shpërthen ish-doktori

Më: 16 prill 2020 Në ora: 13:14
Shpërthen ish-doktori

Ish-doktori i kombëtares së Italisë, Enrico Castellacci, ka akuzuar ashpër federatën italiane të futbollit se po ndërmerr një rrugë të rrezikshme duke rihapur kampionatin duke mos qenë gati. Madje, ai shprehet dhe se e gjitha kjo po bëhet pa mbledhur mjekët që janë kryesorët.

Madje, mjekët e ekipeve do të kenë gjithccka në dorë dhe punë të shumëfishuar.

Tampona, diferencime kurash, dhoma të caktuara, higjena e kështu me radhë. Protokolli për të rinisur është i gjërë dhe mjekët do të kenë gjithccka në dorë, por a ka burime njerëzore të mjaftueshme në stafin sanitar? Dakord Serie A mund të gjejë, po Serie B apo Serie C, aty ku ka mjek që punojnë part-time.

“E gjitha duket e nxituar. FIGC thotë ta rinisim dhe të ndjekim protokollët, por a e dinë ato se ccfarë pune ka mjeku i ekipit? A është gati ta përballojë i vetëm këtë gjë bashkë me pak ndihmës për një grup njerëzish që bashkë me stafin shkojnë 60 vetë?!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat