Orë vendimtare për të ardhmen e Premier Leagues

Futboll

Orë vendimtare për të ardhmen e Premier Leagues

Më: 16 prill 2020 Në ora: 13:16
Orë vendimtare për të ardhmen e Premier Leagues

Janë orë vendimtare për të ardhmen e Premier League. Ashtu si në të gjithë Europën edhe futbolli anglez është pezulluar, ndërsa Federata, Ligat dhe klubet po studiojnë planin për t’u rikthyer në fushën e lojës. Ky është objektivi i të gjithëve. Sezoni duhet përfunduar me çdo kusht në mënyrë që të evitohen humbje më të mëdha financiare, që rrezikojnë edhe ekzistencën e disa skuadrave.

Deri tani Premier League ka humbur 150 milion paund, por nëse futbolli nuk mbyll sezonin, fatura që duht të paguhet kap vlerën 1 miliard paund. Paraditen e së premtes pritet një takim, sigurisht “on-line” mes të gjithë aktorëve, që do të hartojnë planin për rikthimin në fushë, që më pas do t’i doëzohet autoriteteve në vend, që do të thonë fjalën e fundit.

Megjithëse të gjithë janë të bindur se futbolli duhet të kthehet në fushë, akordi nuk është i lehtë. Mediat angleze bëjnë të ditur se klubet kanë kushtet e tyre, ku më i rëndësishmi nuk ka të bëjë me ditën e fillimit, por deri kur duhet të mbyllet sezoni.

Duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet në vend, klubet më të mëdhenj të Premier League kërkojnë që i gjithë edicioni futbollistik të përfundojë deri në 30 qershor.

Një mision i vështirë, pasi koha punon kundërt. Kur mbeten edhe 92 ndeshje për t’u luajtur vetëm në Premier League, skuadrat duhet të kthehen sa më shpejt të stërviten dhe më pas në fushën e lojës, gjithmonë në siguri të plotë. Për këtë varianti më i përfolur është grumbullimi në qëndrën stërvitore të kombëtares angleze dhe zhvillimi i sfidave në një stadium të vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat