Barcelona ndalon bisedimet

Futboll

Barcelona ndalon bisedimet

Më: 16 prill 2020 Në ora: 13:33
Barcelona ndalon bisedimet

Sipas Sky Sport Italia pandemia e koronavirus ka mbyllur gjithcka mes Barcelonës dhe Lautaro Martinezit.

Eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio, ka thënë se të dy klubet kanë qenë në negociata të përparuara, ku të paktën një lojtar do të lëvizte nga ‘Camp Nou’ në drejtim të ‘San Siros’, së bashku me paratë e gatshme për të marrë Martinezin.

Por, pas shpërthimit të koronavirusit, futbolli ndaloi dhe çdo klub pa se financat e tyre janë goditur.

Shkaku i kësaj, Inter janë të përgatitur të pranojnë klauzolën e lëshimit prej 111 milionë euro për lojtarin.

Barcelona nuk ndihet në gjendje ta paguajë shumën e plotë, veçanërisht pasi klauzola duhet të paguhet brenda një jave nga aktivizimi i saj.

Manchester United, Real Madrid dhe Manchester City gjithashtu janë të interesuara për talentin argjentinas të Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat