Braziliani i ka të gjitha në favor

Futboll

Braziliani i ka të gjitha në favor

Më: 16 prill 2020 Në ora: 13:41
Braziliani i ka të gjitha në favor

Ekipi i Interi në këtë merkato do të ketë mundësinë për të tërhequr ndonjë prej xhevahirëve të Barcelonës , në rast se realizohet transferimi i Lautaro Martinezit në “Camp Nou”.

Së fundmi është folur shumë për Antoin Grizmann, por francezi paguahet aktualisht 17 milionë euro në sezon, ndërsa te Interi maksimumin nuk i kalon 10 milion. “Zikaltërit” vuajnë për një mesfushor që bën diferencën dhe objektivi i tyre prej kohësh ishte Arturo Vidal.

Megjithatë, tashmë sytë kanë kaluar nga Arthur. Braziliani i ka të gjitha në favor duke filluar me moshën, cilësinë në këmbë dhe grintën në mesfushë.

Megjithatë për të plotësuar transferimin nuk do jetë e lehtë pasi Artur nuk ka dhënë shenja se kërkon të largohet nga Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat