Kaliniç zëvendëson Muriqin?

Futboll

Kaliniç zëvendëson Muriqin?

Më: 16 prill 2020 Në ora: 13:47
Kaliniç zëvendëson Muriqin?

Shkaku i interesimit të klubeve të shumta për transferimin e Vedat Muriqit gjatë afatit kalimtar të verës, tashmë Fenerbahce ka filluar të përgatitet për jetën pas shitjes së tij. Gjiganti turk mendon ta zëvendësojë Muriqin me Nikola Kaliniçin.

Sezoni i Superligës turke është pezulluar përkohësisht shkaku i koronavirusit. Megjithatë, Vedat Muriqi mbetet edhe më tutje ndër temat kryesore në botën e futbollit në Turqi, shkaku i interesimeve të klubeve nga Evropa për të.

Tottenhami ka qenë njëri ndër klubet që ka shfaqur më së shumti interesim për Muriqin deri më tani, pasi që Jose Mourinho u përball me mungesa të mëdha këtë sezon në repartin e sulmit dhe nuk dëshiron t’i përsëritet historia sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, në garën për 25-vjeçarin ka qenë mjaft insistues edhe klubi italian, Lazio. Sipas mediumeve italiane, gjiganti i Serisë A dëshiron të tentojë sërish të arrijë marrëveshje me Fenerbahcen sapo të kalojë kriza e koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat