Një ngjarje e dhimbshme për Milot Rashicën kur ishte dyvjeçar

Futboll

Një ngjarje e dhimbshme për Milot Rashicën kur ishte dyvjeçar

Më: 16 prill 2020 Në ora: 14:08
Një ngjarje e dhimbshme për Milot Rashicën kur ishte dyvjeçar

Skuadra holandeze, Vitesse, ka publikuar një dokumentar për Milot Rashicën. Ylli i Kosovës, i rritur në Vushtrri, hapin e madh në karrierë kishte bërë pas transferimit te Vitesse në Holandë.

Kjo skuadër shërbeu si urë lidhëse për të, për të vazhduar karrierën në futbollin evropian.

Nga Vitesse, Rashica është transferuar te Werder Bremen në Bundesligë.

Në dokumentar në të cilin flitet për jetën dhe karrierën e Rashicës derisa në një moment flet edhe nëna e tij e cila tregon një moment kur Miloti i ra nga duart në ujë gjatë kohës së luftës.

“Miloti ka qenë 2 vjeçar dhe ka pas shumë frikë prej luftës, edhe kur kem shkuar në fshat,  pas lumit Miloti më ka ra prej duarve në ujë. Ka qenë shumë vështirë pasi Miloti ka qarë shumë,” ka thënë nëna e Rashicës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat