Reja: 5 zëvendësime brenda një ndeshje?

Futboll

Reja: 5 zëvendësime brenda një ndeshje?

Më: 16 prill 2020 Në ora: 15:00
Reja: 5 zëvendësime brenda një ndeshje?

Edi Reja ka thënë se pas rifillimit të kampionatit pas një pauze të gjatë, duhet të aplikohet sistemi që të kryen 5 zëvendësime.

Në një intervistë të dhënë për “Corriere dello Sport”, trajneri i Shqipërisë është shprehur se Juventusi është skuadra që favorizohet nga ky lloj sistemi, kjo për shkak se kanë dy skuadra.

“5 zëvendësime brenda një ndeshje? Është një gjë që duhet të bëhet. Ashtu si duket, shumë shpejt mund të kthehet të luhet, do të ketë shumë ndeshje të ngjeshura. Për të parë rendiment të nivelit të lart dhe intensitet, duhet bërë rotacion mes shumë futbollistëve.

Duhet të rikthehet që të luhet sa më parë, pasi duhet të jenë bërë edhe kontrollet mjekësore te futbollistët. Megjithatë nuk jam dakord që ky sistem të jetë edhe për të ardhmen.

Kush avantazhohet? Mund të them ata që kanë futbollistë më të mirë. Juventus ka dy ekipe të një niveli të lart, Napoli mund të vuajë më shumë.”, u shpreh Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat