Masat speciale

Futboll

Masat speciale

Më: 16 prill 2020 Në ora: 15:23
Masat speciale

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, i udhëhequr nga Gabriele Gravina, beson klubet mund të fillojnë stërvitjet më 4 maj, kur të përfundojë karantina në këtë vend.

Për të vazhduar sezoni, do të merren disa masa speciale për futbollin, që kanë synim të mbrojnë futbollistët.

Lojtarët dhe zyrtarët tjerë që do të hynë në stadiume para çdo ndeshje do të testohen për COVID-19. Lojtarët gjithashtu do të bëjnë testime edhe para fillimit të stërvitjeve.

Futbollistët gjithashtu pjesën tjetër të sezonit do të kalojnë në karantinë. Klubet që kanë dhomat e tyre afër qendrave stërvitore do t’i mbajnë aty lojtarët, ndërsa pjesa tjetër, do të shfrytëzojnë hotelet për t’i mbajtur lojtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat