Coutinho rikthehet te Barcelona

Futboll

Coutinho rikthehet te Barcelona

Më: 16 prill 2020 Në ora: 15:54
Coutinho rikthehet te Barcelona

Philippe Coutinho do të rikthehet te Barcelona pas një viti huazim te Bayern Munichu.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë nuk e kanë ndërmend ta blejnë lojtarin, e ardhmja e të cilit duket në Angli.

Chelsea, Arsenal dhe Tottenham Hotspur janë skuadrat e interesuara për rikthimin e brazilianit në elitën e futbollit anglez.

Barcelona kërkon 80 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin, por dëshira e tyre është të përfitojë një top lojtar nga kampionati anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat