Kaq miliona ofrohen për shqiptarin e Kosovës

Futboll

Kaq miliona ofrohen për shqiptarin e Kosovës

Më: 16 prill 2020 Në ora: 15:56
Kaq miliona ofrohen për shqiptarin e Kosovës

Nënkampioni i Evropës është njëri prej klubeve më të interesuar për sulmuesin e Kosovës, të cilin e do edhe Lazio

Tottenhami është njëri prej klubeve më të interesuar për Vedat Muriqin.

Nënkampioni evropian e do me ngulm sulmuesin.

Dhe, mediumi turk “Fanatik” shkruan se “Spurs” e kanë bërë gati tashmë ofertën zyrtare për prizrenasin.

Klubi anglez i ofron 25 milionë euro për kartonin e përfaqësuesit të Kosovës, të cilin e sheh si alternativë të Harry Kanet.

Kjo shumë do të ishte e kënaqshme për Fenerbahçen, e cila është në krizë financiare.

Lazio ndërkohë flitet se i ka ofruar 20 milionë euro për 25 vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat