Melo është një lojtar që njihet për agresivitetin e tij

Futboll

Melo është një lojtar që njihet për agresivitetin e tij

Më: 16 prill 2020 Në ora: 17:36
Melo është një lojtar që njihet për agresivitetin e tij

Felipe Melo është një lojtar që njihet për agresivitetin e tij në fushën e lojës, për të cilin shpesh herë është përfolur shumë.

Megjithatë, pavarësisht se në fushë urrehet nga shumë tifozë, për shkak se është agresiv.

Ai jashtë fushë është një tjetër njeri. Futbollisti brazilian ka bërë një gjest shumë të mirë, në këtë moment të vështirë të koronavirusit.

Melo ka dhuruar 6 tonë ushqime për familjet në nevojë në Sao Paolo, duke treguar edhe njëherë se jashtë fushave është një lojtar tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat