Muça: Titulli? Ende s’ka mbaruar

Futboll

Muça: Titulli? Ende s’ka mbaruar

Më: 16 prill 2020 Në ora: 17:38
Muça: Titulli? Ende s’ka mbaruar

Gentian Muça as që e mendon festën e titullit pa u luajtur pjesa e mbetur e sezonit. Mbrojtësi i Tiranës theksoi në “FanZone” se bardheblutë do të rikthehen në fushë me mentalitetin e duhur, sikur të mos ekzistonte diferenca prej 9 pikësh me ndjekësit më të afërt.

“Gjatë kësaj periudhe është më e rëndësishme të ruhet pesha, sesa forma sportive. Formën sportive e mban në fushë.”

Tirana, e fortë edhe pa tifozë: Kemi qenë me fat që luajtëm në “Air Albania”. Tirana gjithmonë ka patur numrin më të lartë të tifozëve në stadium. Do të jetë më e lehtë, kur të kthehemi, në tri ndeshjet e para, pasi i luajmë jashtë, por shpresoj të jenë në stadium tifozët kur të ngrejmë titullin.

Diferenca prej 9 pikësh: Për ne nuk ka mbaruar asgjë, janë edhe shumë ndeshje për t’u luajtur, çdo kundërshtar është i fortë, vlen tri pikë ndeshja me ta. Do të bënim gabim nëse do të mendonim se me 9 pikë diferencë e kemi fituar titullin. Do të futemi në fushë me mendimin se jemi me pikë të barabarta.

Mungesa e golit: Nuk më merr shumë malli për golin, sepse nuk e kam të tillë pozicionin, por, kur shënon, është emocion i bukur. I kemi marrë masat për të rinisur aty ku e lamë. Titulli pa dyshim do ishte dhurata më e bukur pas vështirësive që kam kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat