Newcastle në garë për shërbimet e Allegri

Futboll

Newcastle në garë për shërbimet e Allegri

Më: 16 prill 2020 Në ora: 20:12
Allegri

Newcastle United është skuadra që po lidhet me emrin e Massimiliano Allegri.

Trajneri i njohur italian, Maxi Allegri, ka përfunduar në radarin e skuadrës nga Premierliga, Newcastle United.

Është ‘Sportmediaset’ që raporton për interesimin ‘surprizë’ të anglezëve për shërbimet e Allegri.

Allegri më parë kishte bërë të ditur se ka qenë duke mësuar gjuhen angleze, në mënyrë që të përgatitet për një lëvizje jashtë kufijve.

Italiani që dikur ka udhëhequr edhe skuadrën e Milan, ka fituar gjashtë ‘Scudetto’, katër Kupa të Italisë dhe tri Superkupa të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat